Last Updated on 19/11/2026 by Monika
Analisti Neritan Sejamini ka zbuluar në emisionin Opinion se kandidatja e mundshme e kryeministrit Edi Rama për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 Majit do të jetë Albana Koçiu.
“Kandidatja më e mundshme për Tiranën është Albana Koçiu. Intuita ime është se ajo do të jetë kandidatja për Tiranën. Që të mos akuzohet për korrupsion, të dalë të flasë si as mish, as peshk, të takojë disa njerëz, sepse fushatën do ta bëjë Rama. Do ta bëjë të qartë që është fushatë për të, për ta çuar Shqipërinë në Evropë. Në këto zgjedhje kandidon Rama për të rikonfiguruar pushtetin e tij. Kandidatja do t’i plotësojë këtë lloj narrative”, tha ndër të tjera Sejamini” tha Sejamini./Mxh
