Last Updated on 20/11/2026 by Anisa
Gjashtë nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar me sukses trajnimet profesionale në Qendrën e Përgatitjes Profesionale të Nënoficerëve në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Ceremonia e diplomimit përfshiu përfundimin e tri programeve të trajnimit: Kursit të Kryekapterit, Kursit të Avancuar dhe Kursit Bazë të Nënoficerit. Në ceremoni morën pjesë pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe të FSK-së.
Sipas njoftimit, gjashtë nënoficerët e FSK-së përfunduan me sukses trajnimet përkatëse, duke avancuar përgatitjen e tyre profesionale dhe aftësitë drejtuese.
Në fokus të këtyre trajnimeve ishte zhvillimi i lidershipit, rritja e profesionalizmit dhe forcimi i kapaciteteve të trupës së nënoficerëve.
FSK ka theksuar se zhvillimi i një trupe profesionale nënoficerësh, të aftë për të udhëhequr dhe për të kontribuar në gatishmërinë operacionale të njësive, mbetet një ndër prioritetet e saj./ad
