Last Updated on 21/11/2026 by Klara
Asnjë tolerim për këdo socialist që flet si “e ëma e Zeqos në majë të thanës” nuk do të ketë vend në PS, tha kreu i familjes socialiste, Edi Rama.
“Partneritet i ri strategjik me operatorë të mëdhenj europianë pa harruar taksat dhe tarifat vendore për të cilat PS duhet të ketë një kontratë unike, të qartë dhe detyruese për të gjithë kandidatët e saj në rang kombëtar. Nuk bën më sens që qeveria ta ketë 0 taksën për biznesin e vogël, kurse bashkitë ta ngarkojnë me soj-soj tarifash. Për soj-soj arsyesh, Tirana është një sintezë e Shqipërisë, ku kërkesa dhe oferta duhet të jenë të një niveli tjetër.
Mbajeni mirë parasysh faktin që në Tiranën që e kemi fituar 6 herë në 7 në 26 vitet e fundit, kemi qenë një ofertë gjithnjë e një niveli tjetër. Mbajeni edhe më mirë parasysh këtë herë se atë herë që nuk e mbajtëm dot fitoren, na mundi vjedhja me vulë gjykate e zgjedhjeve, por na la në baltë edhe organizimi i bërë me mendjelehtësinë e skuadrës që hyn në fushë e bindur se e ka fitoren në xhep. Nuk besoj se ne rrezikohemi sot nga ajo lloj mendjelehtësie. Dua ta bëj shumë të qartë për të gjithë se kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës me detyrat e familjes sonë politike, nuk do të ketë më vend në këtë shtëpi të madhe politike, ku të gjithë janë të nevojshëm, por askush nuk është i domosdoshëm”, tha Rama./k.m
