Janë mbyllur shtatë ndeshjet e fundit të raundit të pestë në Ligën e Kampioneve, aty ku surprizat ishin të mëdha.
Bayern Munich u mposht 2-1 me përmbysje në Francë nga Lille. Upamecano i dha avantazhin gjermanëve në pjesën e parë, por goli i Uedas dhe autogoli i Pavlovic vulosën suksesin e francezëve.
Interi nuk zhgënjeu në shtëpi, duke triumfuar 2-0 ndaj Stuttgart, falë golave të Sucic me penallti dhe Lautaro Martinez.
Roma ndali ecurinë perfekte të PSG-së. Supersfida në Paris u mbyll në barazim 2-2. Hermoso i dha avantazhin Romës, para se Zabarnyi të barazonte. Dembele përmbysi rezultatin me penallti, por me një tjetër 11 metërsh, Malen vulosi barazimin.
Liverpooli bëri detyrën, me një fitore të pastër 0-3 ndaj Club Brugge, ndërsa Atletico Madrid triumfoi 2-0 ndaj Viking.
Manchester United u ndal në një barazim spektakolar 2-2 nga Sporting Lisbona, në një duel me ngjarje të shumta.
Vedat Muriqi i dha fitoren 1-0 Fenerbahces ndaj Shakhtar Donetsk. Sulmuesi shënoi dy herë, por një gol iu anulua./k.m
