Last Updated on 29/11/2026 by Monika
Nga Edmond Spaho
Sa mire!
Shoqatat e gazetareve dhe medias denojne dhunen e ushtruar ndaj punonjesve te tyre gazetare e operatore. Shume mire beni!
Solidariteti ne keto kohe te veshtira eshte i nevojshem. Edhe ne jemi me ju!
Po per dhunen qe ushtrohet ndaj ne qytetareve, qe jemi edhe mbeshtetesit tuaj, a do e ngreje ndokush zerin?
Jo per ata qe hiqen si qytetare e ushtrojne dhune e me pas bejne si fakire sikur ju kane rene me qafe. Qe qaraviten ne komisariatet e policise. Ata jane horra, bandite dhe huligane.
Per ata beni gabim qe protestoni. Protestoni per ne qe jemi shumica ne vend dhe ndjejme neveri kur e djegin Tiranen?
A do protestoni ju kunder atyre qe shkaterrojne pronen, djegin institucionet dhe synojne ta cojne vendin ne perplasje civile?
Ju shoqatat e medias do thoni ndonje fjale per policin qe mori flake nga molotovi i protestuesve ” engjej e paqesore” qe i bejne thirrje njeri tjetrit qe te djegim ndonje polic?
Sepse edhe ai bir nene eshte! Nese gazetaret u goditen me uje apo mjete te tjera te dhunes, kete policin e varfer per pak e perpine flaket dhe mund te shkonte ne boten tjeter? Dhe nuk eshte rasti i pare!
Po per ata me maska qe fshihen si lepuj, qe hedhin gurin e fshehin doren do thoni ndonje fjale?
Sepse ne parim edhe ne edhe ju e denojme dhunen.
Por ka ca forca qe hiqen demokratike dhe jetojne me dhune. I genjen mendja qe ate qe nuk e arrijne dot me zgjedhje do e imponojne me zgjidhje politike nepermjet dhunes. Per ta do thoni ndonje fjale?
Pika qe nuk ju bie atyre! Ende nuk kane mesuar qe me dhune nuk shkon dot as te porta e oborrit tend, le me te maresh pushtetin.
