Last Updated on 22/12/2025 by EL
Pamjet në fjalë tregojnë të ashtuquajturën “kantinë VIP” të biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK, si pjesë e një grupi kriminal që dyshohet se rrëmbente dhe dhunonte biznesmenë, duke i detyruar të tërhiqeshin nga tenderat e AKSHI-t, të cilët më pas përfitoheshin nga vetë grupi.
Pamjet janë regjistruar para se vera të zhdukej në mënyrë të dyshimtë dy netë më parë. Për zhdukjen e saj dyshohet kushëriri i Ergys Agasit, Eno Agasi, i cili është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, “Kontrabandë e mallrave që i nënshtrohen akcizës” dhe “Magazinim i paligjshëm i tyre”.
Sipas raportimeve, e gjithë sasia e verës ishte kontrabandë dhe pa pulla fiskale, çka përkthehet në një dëm të vlerësuar rreth 400 milionë lekë për buxhetin e shtetit nga mosshlyerja e taksave. Ndërkohë, vlera totale e verës përllogaritet rreth 3 milionë euro./E.T
