Last Updated on 24/09/2025 by adminfjala
Kryekomisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ftuar në një emision televiziv ka folur për procesin e votimit nga jashtë dhe shërbimin e postës DHL. Celibashi tha se për disa ditë pritet të përfundojë vlerësimi i dokumentacionit në lidhje me votën e diasporës.
Kreu i KQZ deklaroi se në komunikimin e fundit me DHL i është kërkuar i gjithë dokumentacioni dhe më pas do të vendoset se sa do të paguhet kompania postare.
Më tej, Celibashi tha se përmbushja e detyrave kontraktuale nga DHL nuk ndikon në integritetin e votës së emigrantëve.
“Punë ditësh përfundojmë të gjithë procesin e vlerësimit të dokymentaconit. I vetmi institucion në Shqipëri ku protokolli është publik i gjithë. Mund të kosnultohet në kohë reale në faqen e KQZ. Në komunikimin e fundit me DHL i kemi kërkuar të sjellë dokumentacionin ashtu siç duhet, që të vendosim do i paguajmë të gjithë përqindjen apo s’do paguajmë fare.
Integriteti i votës së diapsorës nuk lidhet në mënyrë të përputhur me performancën e DHL apo me faktin se sa apo se si i kanë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj KQZ. Procesi i votimit nga jashtë dhe pse në sfidë me kohën, ishte model”, tha Celibashi.
Kryekomisioneri gjithashtu foli dhe për rezultatin zgjedhor, për të cilin tha se reflekton atë se çfarë kanë votuar zgjedhësit më 11 maj.
Duke u ndalur dhe te akuzat që e lidhin KQZ me mazhorancën, Celibashi deklaroi se ka prova të dukshme që institucioni që ai drejton nuk kontrollohet nga mazhoranca dhe nuk ka asnjë lidhje me shumicën.
“Rezultati i zgjedhjeve reflekton çfarë është hedhur nga zgjeëdhësit shqiptarë në kutinë e votmit. Në mënyrë të padiskutueshme për gjykimin tim. 83 mandate reflektojnë votat që votuesit shqiptarë i kanë dhënë. KQZ institucion zero i afiluar me PS dhe mazhorancën. Ka prova të dukshme që nuk kontrollohet nga qeveria. Një pjesë e opinionin publik mendon se është një institucion i shërben PS. Është thjesht një opinion”, u shpreh Celibashi./kb
