Last Updated on 28/07/2025 by adminfjala
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për mediat, nga ku foli për kundërshtimin e PD ndaj Kodit të ri Penal, si edhe për zhvillimet e fundit brenda partisë.
I pyetur nga gazetarët nëse në PD do të ketë një Foltore numër dy, Berisha nuk dha një përgjigje konkrete.
Sakaq demokrati theksoi se PD është parti e lirisë e të drejtave të njeriut dhe se nuk ka asnjë lloj kufizimi ndaj askujt.
Ai tha se partia duhet të jetë e bashkuar në parimet dhe vlerat që mbron dhe se duhet të pranojë diversitetin.
Sali Berisha: PD është parti e lirisë e të drejtave të njeriut nuk ka asnjë lloj kufizimi ndaj askujt. PD po vazhdon me vendosmëri të madhe në ndriçimin e farsës elektorale
Çdo anëtar, secili demokrat e ka shumë të qartë se për Berishën thelbi i lirisë janë zgjedhje, koncepti më i drejtë për lirinë.
Partia duhet të jetë e bashkuar në parimet dhe vlerat që mbron, duhet të pranojë diversitetin, por ajo që është e qartë si drita e dellit është se 11 maji 2025 ishte farsë elektorale. Ata që nuk e kanë të qartë kanë mungesë të kulturës elektorale./e.t