Administrata Trump do të rishqyrtojë kartat e gjelbra të lëshuara për individët që kanë emigruar në SHBA nga 19 vende.
Kreu i Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së, Joseph Edlow, tha se presidenti e kishte udhëzuar atë të kryente “një rishqyrtim të plotë dhe rigoroz të çdo karte jeshile për çdo të huaj nga çdo vend shqetësues”.
Njoftimi vjen pas ngjarjes kur një shtetas afgan dyshohet se qëlloi dy ushtarë të Gardës Kombëtare në Uashington DC të mërkurën, duke i plagosur rëndë./ K.M
