Last Updated on 12/12/2024 by adminfjala
Jamarbër Malltezi do të vijojë të qëndrojë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Gjykata e Posaçme ka marrë këtë vendim duke rrëzuar kërkesën e pretenduar të dhëndrit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Malltezi që prej muajit nëntor të vitit të kaluar është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke liruar nga qelia dhëndrin e Sali Berishës.
/E.S