Last Updated on 01/10/2026 by EL
Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, edhe për veprën penale të fyerjes, në çështjen e ngritur nga kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.
Me vendimin e datës 1 tetor, Apeli ndryshoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë në pjesën që kishte shpallur Shehajn fajtor për fyerje dhe kishte vendosur ndaj tij një gjobë prej 300 mijë lekësh.
Njëkohësisht, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e pafajësisë për veprën penale të shpifjes.
“1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 4, datë 21.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa ka disponuar për deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Agron Shehaj, në lidhje me kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.
2. Ndryshimin e vendimit nr. 4, datë 21.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë vijon:
Në bazë të nenit 388, pika 1, shkronja “c” të K.Pr.Penale, deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Agron Shehaj për kryerjen e veprës penale të “Fyerjes”, parashikuar nga neni 119/2 i Kodit Penal.
3. Shpenzimet procedurale i ngarkohen viktimës akuzuese”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit./et
