Amber Heard duket se po shijon një jetë të qetë dhe larg vëmendjes së publikut në Spanjë, ku është zhvendosur prej disa vitesh së bashku me fëmijët e saj.
Aktorja 40-vjeçare ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale një moment nga përditshmëria e saj, duke zbuluar se ka darkuar në një prej restoranteve më të njohura në vend.
Të mërkurën, më 30 shtator, Heard publikoi në Instagram një fotografi ku shfaqet duke mbajtur në duar listën e verërave, ndërsa dukej e entuziazmuar për eksperiencën gastronomike.
Ajo ndodhej në restorantin “El Celler de Can Roca”, në Girona, i cili është vlerësuar me tre yje Michelin. Sipas “Daily Mail”, menuja e degustimit në këtë restorant kushton 315 euro për person.
“Ky është versioni im i listës perfekte të verërave”, shkroi Heard në përshkrimin e fotografisë./mxh
