Last Updated on 08/10/2025 by adminfjala
Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar këtë mbrëmje për Top Channel se do ta mbështesë kandidaturën e Florjan Binaj për bashkinë e Tiranës.
Ai tha se edhe pse është i zhgënjyer nga mënyra sesi PD shpalli emrin pa negociuar më parë me aleatët, mbështetja ndaj tij do të jetë edhe nga ‘Mundësia’ pasi plotëson kriteret si një figurë jopolitike.
“Hapëm një negociatë me PD dhe opozitën, kërkuam që kandidati të ishte jashtë politikës. Jemi të zhgënjyer nga mënyra si PD u soll me këto negociata duke shpallur emrin pa u konsultuar, por ne do ta mbështesim politikisht sepse nuk mund të dalim kundër parimit tonë.
Kështu Florja Binaj është kandidati që mbështetet nga gjithë spektri opozitar, nga PD dhe aleatët e saj, dhe partitë e tjera opozitare, e së fundmi edhe nga “Mundësia”./kb
