Last Updated on 25/06/2026 by Monika
Aktivisti Edison Lika, anëtar i grupit organizator të protestës që sot ishte në ditën e 26-të, duke komentuar praninë dhe sulmet ndaj Dritan Goxhajt, u shpreh se Goxhaj është vetëm njëri prej protestuesve në shesh dhe se ai e tha që në fjalën e vet se ishte i deleguar vetëm për të lexuar kërkesat.
Biseda
Lika: Zoti Goxhaj është njëri prej protestuesve në shesh. Goxhaj e lexoi ditën e parë, unë e lexova ditën e dytë, Arbri e lexoi ditën e tretë dhe sot duhet ta ketë lexuar dikush tjetër. Ne çdo ditë lexojmë me larmishmëri dhe zoti Goxhaj dhe ne nuk u bëjmë analizë të shkuarës. Dhe ai zotëria ishte i saktë: tha se këto nuk janë kërkesat e mia, unë jam i deleguar vetëm për të lexuar kërkesat.
Rakipi: A doni ju që protesta të identifikohet me zotin Goxhaj?
Lika: Unë nuk dua që protesta as të identifikohet me mua. Protesta nuk identifikohet me asnjë individ, këashtu që protesta është lëvizje shoqërore./mxh
