Uffizi Galleries, një nga muzeumet më të njohura të Italisë, u godit nga një sulm serioz kibernetik më herët gjatë vitit, duke detyruar autoritetet të marrin masa emergjente, përfshirë transferimin e bizhuterive të çmuara të Koleksionit të Dukëve të Medici në Bank of Italy.
Sulmi goditi sisteme administrative dhe servera të muzeut, si dhe të Palazzo Pitti dhe Boboli Gardens. Sipas raportimeve, hakerët morën akses në kodet e hyrjes, fjalëkalimet, sistemet e alarmit dhe planet e brendshme të muzeut, ndërsa disa prej serverave u zbrazën dhe u dërgua një kërkesë për shpërblim drejtpërdrejt në telefonin personal të drejtorit, Simone Verde.
Për të parandaluar humbje të mëtejshme, disa nga objekte më të çmuara të Thesarit të Dukëve të Mëdhenj u transferuan në Bankën Qendrore të Italisë dhe disa dalje emergjente dhe dyer u mbyllën përkohësisht.
Sulmi vjen pas një serie incidentesh të ngjashme në Europë, përfshirë vjedhjen e bizhuterive të çmuara nga Louvre Museum vitin e kaluar dhe vjedhjen e tre pikturave të njohura nga një muze në veri të Italisë në mars.
Aktualisht, Thesari i Dukëve të Mëdhenj në Palazzo Pitti mbetet i mbyllur për punime të jashtëzakonshme, ndërsa muzeu po punon për të rikuperuar dhe siguruar sistemet e tij digjitale./mxh
