Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, ku një motoçikletë është përfshirë në përplasje, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e saj.
Sipas informacioneve paraprake, ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. m.p.
