Një aksident u rregjistrua rreth orës 01:00 të së dielës, në afërsi të varrezave, ku një mjet është përplasur fillimisht me pemën e më pas është përmbysur në rrugë.
Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz pasi një i ri që ishte drejtues i mjetit ka dalë nga makina pa marrë dëmtime.
Dyshohet se ky i fundit mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit. Policia po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin. /Kb
