Last Updated on 23/12/2025 by Monika
Në fshatin Sovjan, Maliq, një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një 65-vjeçar, shtetasin I. S., i cili po udhëtonte me biçikletë. I lënduari është dërguar në Spitalin e Korçës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i automjetit, B. M., është ndaluar dhe po zhvillohen hetime për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 23.12.2025, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Sovjan, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. M., ka përplasur shtetasin I. S., rreth 65 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë në rrugë. 65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./mxh
