Last Updated on 09/12/2025 by Monika
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Bushat-Mjedë. Sipas informacioneve, një motomjet me drejtues shtetasin K. D. është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Sh. L.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Bushat-Mjedë”, motomjeti me drejtues shtetasin K. D. është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Sh. L.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. D., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e kamionit po kryhen veprimet procedurale, në vendin e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./mxh
