Last Updated on 09/12/2025 by Monika
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër rrugor Fier–Ballsh, në afërsi të fshatit Plyk. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa nga goditja kanë mbetur të lënduar dy pasagjerë.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./mxh
