Presidenti Donald Trump nuk ndalet së kritikuari Joe Biden, duke e përshkruar ish-presidentin si përgjegjës për çdo krizë që përballet Amerika. Nga inflacioni dhe çmimet e larta, te problemet në bujqësi dhe industrinë e automobilave, sipas Trump, çdo gjë është “faji i Biden”.
Ai ka fajësuar gjithashtu Bidenin për luftën në Ukrainë, duke deklaruar se Rusia nuk do të kishte sulmuar në 2022 nëse ai do të ishte ende në detyrë. Edhe ngjarje të ndjeshme si sulmi ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington apo amnistimi i një ish-presidenti hondurian për trafik droge, Trump i lidhi me vendimet e ish-presidentit demokrat.
Trump duket se është i motivuar jo vetëm politikisht, por edhe personalisht. Ai vazhdimisht sfidon aftësinë mendore dhe fizike të Biden, krahasuar me veten, duke e paraqitur veten si më të fortë, më të shëndetshëm dhe më energjik. Madje ai ka bërë komente edhe për aktivitetin fizik të Biden, duke e krahasuar me aftësitë e tij sportive, si golfi.
Analistët politikë shprehen se kjo fiksim ndaj Bidenit është pjesë e strategjisë së Trump për të ruajtur kontrollin mbi bazën e tij elektorale dhe për të pasur një kundërshtar të përhershëm për të justifikuar çdo veprim të tij.
Edhe pse Trump është tashmë president, ai vazhdon të përdorë emrin e Biden si një shenjë të fajësisë për sfidat e administratës, duke e kthyer ish-presidentin në qendrën e kritikave të tij politike dhe publike./mxh
