Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Berat, pranë fshatit Velmish. Një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Josif Shkëmbin, është përplasur me një mjet bujqësor tip “Zetor”.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit bujqësor, i identifikuar si Ani Hazizi, ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Shëndetësore të Roskovecit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për disiplinimin e trafikut në këtë segment rrugor./mxh
