Last Updated on 05/03/2026 by Monika
Një aksident është shënuar pasditen e së enjtes në aksin rrugor “Manëz–Durrës”.
Automjeti me drejtues shtetasin B. R., 24-vjeç, është përplasur me një tjetër automjet, i cili ishte i parkuar jashtë rrugës.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi B. R., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./mxh
