Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka goditur dy këmbësorë.
Të dëmtuar nga ky aksident kanë mbetur 61-vjeçarja Sh. G. dhe 32-vjeçari E. G. të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ndodhi rreth orës 17:40, në rrugën “Taulantia”, ku automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka goditur dy këmbësorët.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. m.p.
