Last Updated on 07/08/2026 by EL
Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, ku një 82-vjeçare është përplasur nga një automjet teksa po kalonte rrugën.
Sipas të dhënave paraprake, e moshuara dyshohet se ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur u godit nga automjeti. Drejtuesi i mjetit e transportoi menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.
Mjekët bëjnë me dije se 82-vjeçarja ka pësuar lëndime serioze, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./et
