Last Updated on 01/11/2026 by Anisa
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në mesnatë në rrugën e Voskopojës, ku një 41-vjeçar nga fshati Gjonomadh është përplasur nga një automjet.
Si pasojë e përplasjes, 41-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Deri më tani nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve të saj./ad
