Last Updated on 12/12/2025 by Monika
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e qytetit të Lushnjës, ku janë përfshirë një automjet tip furgon dhe një motor. Si pasojë e përplasjes, ka pësuar dëmtime drejtuesi i motorit, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore nga stafi spitalor.
Në furgon ndodheshin gjashtë persona, të cilët sipas të dhënave paraprake nuk raportohen të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Burime policore bëjnë me dije se, nga informacionet e para, dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e prerjes së rrugës nga drejtuesi i automjetit.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të dinamikës së aksidentit./mxh
