Last Updated on 07/08/2026 by EL
Një aksident ka ndodhur sot përgjatë rrugës drejt Malit të Tomorrit, në fshatin Kapinovë.
Siç raportohet, mjeti që drejtohej nga shtetasi Dritan Muço, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Sheshi i Danit”, në hyrje të fshatit Kapinovë.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur shoferi dhe 6 pasagjerët: Matilda Muço, Luan Muço, Drilon Muço, Desard Muço (familjarë të shoferit) dhe shtetasit Marko dhe Xhesika Sojati./et
