Dy përplasje njëra pas tjetrës, në një autostradë në Hungarinë perëndimore këtë të premte, vranë tetë persona.
Fillimisht, një kamion u përfshi nga flakët pasi u përplas me një automjet pranë qytetit të Győr, duke lënë të vdekur një person dhe duke bllokuar trafikun, tha policia.
Rreth gjysmë ore më vonë, një minibus me targa moldave u përplas me një tjetër kamion që kishte ndaluar në autostradë pas aksidentit të parë. Përplasja e dytë vrau shtatë persona dhe plagosi rëndë dy të tjerë.
Autoritetet mbyllën një korsi të autostradës M1 që shkon drejt Austrisë, ndërsa kryeministri hungarez Péter Magyar shprehu ngushëllime familjeve të viktimave./mxh
