Last Updated on 26/07/2026 by Monika
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Vlorë-Llogara në vendin e quajtur Fushë-Dukat.
Sipas policisë, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetas I.H 52-vjeç dhe janë plagosur 4 persona të tjerë.
Policia njofton se një automjet tip furgon, me drejtues shtetasin S. R., 22 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
“Rreth orës 06:10, në aksin rrugor Vlorë–Llogora, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”, një automjet tip furgon, me drejtues shtetasin S. R., 22 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, shtetasi I. H., 52 vjeç.
Drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerët e tjerë janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim./Mxh
