Last Updated on 17/09/2025 by adminfjala
“Jeni gjobitur me 500 mijë lekë”. Ky është një nga mesazhet që po i shkon në celular shumë qytetarëve së bashku me një link shoqërues fals, për të bërë pagesën, por autoritetet theksojnë se nuk duhet klikuar asgjë.
AKSK shprehet se kemi të bëjmë me një link të rremë për të bërë pagesën online ndërsa shton se s’duhen dhënë as të dhënat personale.
Sakaq, raportohet se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërmarrë menjëherë masat për bllokimin e faqes.
Njoftimi i plotë i AKSK
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.
AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve:
Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare.
Mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare.
Njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla. m.p.
