Last Updated on 07/04/2026 by EL
Willem Dafoe, një nga aktorët më të njohur të Hollivudit, duket se ka zgjedhur një stil jetese larg ritmit të shpejtë të industrisë së filmit, duke iu përkushtuar natyrës dhe kafshëve në një fermë në Itali, sipas “Il Messagero”.
Aktualisht, aktori amerikan jeton pjesërisht pranë Romës, ku së bashku me bashkëshorten e tij, Giada Colagrande, zotëron një fermë me alpaka dhe kafshë të tjera si pula, dele dhe dhi.
Kjo fermë nuk funksionon si një biznes tradicional bujqësor. Përkundrazi, ajo shërben si një hapësirë ku synimi është kujdesi dhe mirëqenia e kafshëve, duke reflektuar bindjet personale të aktorit për respektin ndaj natyrës dhe mjedisit.

Dafoe, i cili është edhe i angazhuar në çështje mjedisore, deklaroi më herët se fermat industriale ishin ndër faktorët që ndikonin negativisht në planet, duke nxitur zgjedhjen e tij për një qasje më etike edhe më domethënëse.

Jeta në fermë përfaqëson një kthesë drejt një ritmi më të ngadaltë dhe më të ndërgjegjshëm, larg presionit të famës.
Ky stil jetese po bëhet gjithnjë e më i përhapur mes figurave publike që kërkojnë të rikthejnë lidhjen me natyrën dhe të promovojnë modele më të qëndrueshme jetese./ET
