Last Updated on 25/11/2025 by EL
Në një intervistë televizive, juristja dhe aktivistja e njohur Alesia Balliu ka bërë një skaner të plotë të situatës politike në Shqipëri, duke u fokusuar veçanërisht te kriza e thellë që ka mbërthyer Partinë Demokratike dhe rolin e SPAK-ut si ‘opozita e vërtetë’ përballë qeverisë Rama.
Balliu, dikur një mbështetëse entuziaste e ‘Foltores’, shprehu zhgënjimin e saj të thellë ndaj lidershipit aktual të PD-së. Ajo theksoi se numrat në protestat e fundit janë treguesi më i qartë i humbjes së frymëzimit. ‘Me rrogëtarët e Berishës dhe me fis e farefis, nuk bëhet ndryshimi. Një dasmë mbledh më shumë njerëz sesa mitingu i PD-së sot,’ deklaroi ajo me ironi, duke nënvizuar se populli opozitar është aty, por refuzon të dalë në shesh për një kauzë që perceptohet si personale e Sali Berishës./e.t
