Alkooli është një shkak kryesor i kancerit në të gjithë Evropën dhe ekspertët thonë se politikat më të forta qeveritare për të frenuar pirjen e alkoolit mund të parandalojnë mijëra raste dhe vdekje nga kanceri çdo vit.
Vetëm në Bashkimin Evropian, nënrajoni me konsumin më të madh të alkoolit në botë, alkooli shkaktoi më shumë se 111,000 raste të reja të kancerit në vitin 2020, sipas rishikimit të ri shkencor nga agjencia e kërkimit të kancerit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e njohur si Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin.
Në të gjithë botën, ky numër arriti në rreth 741,000 raste, ku burrat përbëjnë kalojnë 70% të kancereve.
ërtej pasojave shëndetësore, kostoja ekonomike është gjithashtu e konsiderueshme: sipas OBSH-së, vdekjet e parakohshme nga kanceret e lidhura me alkoolin kushtuan 4.58 miliardë euro në vitin 2018.
“Rajoni Evropian i OBSH-së, dhe veçanërisht vendet e BE-së, po paguajnë një çmim shumë të lartë për alkoolin në kanceret e parandalueshme dhe familjet e shkatërruara, si dhe po u kushtojnë miliarda taksapaguesve”,-tha Dr. Gundo Weiler, i cili drejton përpjekjet për parandalim dhe promovim të shëndetit në zyrën e OBSH-së në Evropë./kb
