Last Updated on 15/09/2025 by adminfjala
Altin Dumani, Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, priti Drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mladen Nenadic.
Përgjatë takimit që u zhvillua në zyrat e SPAK u diskuatau për bashkëpunime ndërmjet dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikut të drogës.
Dy drejtuesit theksuan rëndësinë e shkëmbimit të informacionit dhe ekspertizës.
Ky takim, i mbështetur nga Projekti për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor pranë Eurojust, është i pari ndërmjet dy institucioneve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Serbisë.
Kujtojmë që disa javë më parë, drejtuesi i SPAK, ka patur një takim edhe me Kryeprokurorin e Malit të Zi, me në fokus bashkëpunimin kundër trafikantëve të drogës. m.p.
