Last Updated on 27/04/2026 by Monika
Operatorët e Forcave Speciale Shqiptare kryen këtë muaj një stërvitje intensive lëvizjeje dhe zbulimi në repartin e Regjimentit të Forcave Speciale në Zall-Herr, nën mbikëqyrjen e instruktorëve të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara.
Siç thekson ambasada përmes një postimi në rrjetet sociale, trajnimi përqendrohet në lëvizjen përmes terrenit kompleks, veprimin në fshehtësi dhe forcimin e aftësisë së njësisë për të vepruar pa u zbuluar, duke identifikuar dhe neutralizuar kërcënimet.
“Kjo pasqyron bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat aleate dhe forcon gatishmërinë operacionale, saktësinë dhe ndërveprimin në mbështetje të misioneve moderne të operacioneve speciale, të udhëhequra nga parimi se askush nuk lihet pas dore”,-thekson ambasada./mxh
