Last Updated on 27/04/2026 by Monika
Milani duhet të bëjë pa Luka Modric, në javët e fundit të kampionatit. Ekzaminimet mjekësore të kryera nga mesfushori kanë konfirmuar një frakturë në mollëzën e majtë.
Ky dëmtim kërkon një ndërhyrje kirurgjikale, e cila pritet të kryhet brenda pak orësh. Mesfushori kroat pësoi këtë thyerje pas një përplasjeje të fortë me Manuel Locatellin gjatë ndeshjes Milan-Juventus të mbrëmjes së djeshme.
Sipas mediave kroate, konkretisht të përditshmes “Sportske Novosti”, sezoni për Modric me fanellën kuqezi konsiderohet i mbyllur. Ai do të humbasë katër javët e fundit të kampionatit, duke u dhënë një goditje të rëndë planeve të klubit për fundin e sezonit.
Megjithatë, prania e tij në Botëror nuk pritet të jetë në diskutim. Modric parashikohet të jetë gati për kombëtaren e tij, por do t’i duhet të luajë duke mbajtur një maskë speciale mbrojtëse në fytyrë./mxh
