Ambasada amerikane në Kuvajt thotë se ekziston një “kërcënim i vazhdueshëm për sulme me raketa dhe dron” mbi vendin.
“Ambasada e SHBA-së në Kuvajt u bën thirrje qytetarëve amerikanë në Kuvajt të strehohen në vende të caktuara, të rishikojnë planet e sigurisë në rast të një sulmi dhe të qëndrojnë vigjilentë në rast të sulmeve të mëtejshme”, thuhet në një deklaratë.
“Personeli i ambasadës është strehuar në vend”, theksohet në njoftim./ kb
