Last Updated on 14/09/2026 by Anisa
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka paralajmëruar për protesta të mëdha që mund të zhvillohen të mërkurën, më 16 shtator, në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës.
Në njoftimin e saj, ambasada paralajmëron për grumbullime të mëdha, bllokime rrugësh dhe trafik të rënduar, duke u kërkuar shtetasve amerikanë të shmangin zonat e protestave dhe lëvizjet e panevojshme.
Personeli amerikan është udhëzuar të shmangë zonat ku zhvillohen demonstratat, ndërsa fëmijët e punonjësve amerikanë nuk do të dërgohen në shkollë atë ditë.
Protestat zhvillohen në të njëjtën ditë kur në Hagë pritet të shpallet vendimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ambasada do të jetë e hapur, por shërbimet konsullore do të ofrohen në mënyrë të kufizuar./ad
