Last Updated on 27/04/2026 by EL
Pas mbarimit të gjyqit që u zhvillua sot ndaj ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metës, sekretari i përgjithsëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh i zhgënjyer nga mosprania e përfaqësuesve të ambasadave në Tiranë.
I pyetur nga gazetari Armand Bajrami, i cili i theksoi se në seancën e sotme nuk u pa ndonjë përfaqësim diplomatik, Blushi bëri me dije se nga ana e tyre është bërë ftesa por ambasadat sipas tij janë mashtruar. Ndërsa shtoi se mungesa e tyre në seancën e sotme është e papranueshme.
“Ne kemi për detyrë që t’i ftojmë të gjithë, ata që janë mashtruar apo kanë preferuar të mashtrohen. Është e papranueshme, është irrituese, që një proces i këtij niveli të bunkerizohet” tha Blushi në deklaratën e dhën për mediat ditën e sotme.
Pjesë nga konferenca:
Gazetari: Ish-presidenti bëri thirrje publike për pranimin në sallë të gjyqit të trupës diplomatike në Tiranë. Ndërkohë që nuk u pa ndonjë përfaqësim diplomatik në gjyqin e sotëm.
Tedi Blushi: Unë nuk jam e nuk kam qenë zëdhënës i ambasadave. Por jam krenar që kam qenë zëdhënës i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, i një kështjellë që bëri gjithçka mundi në atë kohë, për të garantuar pavarësinë e një sistemi gjyqësor, i cili, e patë sot se çfarë standardesh ka. Ne kemi për detyrë që t’i ftojmë të gjithë, ata që janë mashtruar apo kanë preferuar të mashtrohen. Është e papranueshme, është irrituese, që një proces i këtij niveli të bunkerizohet./et
