Ambasadori Amerikan në vendin tonë, Eric Wendt i shoqëruar nga dy senatorë amerikanë të cilët që po qëndrojnë këto ditë në Shqipëri, zhvilluan paraditen e kësaj të shtune një takim në prokurorinë e Posaçme me kreun e këtij institucioni Klodian Braho dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Joni Keta.
Senatorët Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin janë duke qëndruar në Shqipëri ku më herët kanë marrë pjesë në një event të organizuar nga Këshilli i Atlantikut, ndërsa janë takuar edhe me presidentin e Republikës Bajram Begaj.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt takoi pak ditë më parë kreun e SPAK Klodian Braho ku tha se lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump./k.m
