Amerikanët mendojnë se 90% e çështjeve mes Ukrainës dhe Rusisë janë zgjidhur, por presidenti Donald Trump pranoi se “ka ende disa gjëra që duhen zgjidhur”.
“Ne kemi avancuar ndjeshëm në ngushtimin e dallimeve mes ukrainasve dhe rusëve. Kjo është e qartë. Kemi disa zgjidhje të ndryshme për të kapërcyer hendekun mes palëve që po ua sugjerojmë atyre”” tha zyrtari, i cili foli me reporterët në kushte anonimati për të diskutuar bisedimet e vazhdueshme.
Zyrtari tjetër tha se baza e garancive të sigurisë që do t’i ofrohen Ukrainës sipas kushteve të një marrëveshjeje paqeje janë garanci “të ngjashme me Nenin 5” për Kievin, që do të shërbejnë si “parandalim shumë i fortë”.
Ai i referohej nenit të mbrojtjes kolektive të NATO-s. “Evropianët shprehën shumë mirënjohje për gatishmërinë e presidentit Trump për t’u angazhuar në këtë çështje dhe për të ofruar garanci të tilla. Këto garanci nuk do të jenë në tryezë përgjithmonë. Ato janë në tryezë tani, nëse arrihet një përfundim në mënyrë të mirë, dhe Presidenti Trump është shumë i fokusuar për të arritur një përfundim të këtij konflikti që vërtet ndalon rusët të avancojnë drejt perëndimit”, tha zyrtari.
Trump “beson se mund ta bindë Rusinë të pranojë” garancitë e ngjashme me Nenin 5, shtoi zyrtari tjetër.
Këto deklarata vijnë në kuadër të bisedimeve intensive në Berlin mes emisarëve të Trump (përfshirë Steve Witkoff dhe Jared Kushner), delegacionit ukrainas dhe përfaqësuesve evropianë, ku është raportuar përparim i konsiderueshëm në garancitë e sigurisë dhe çështje të tjera kyçe. M.P.
