Last Updated on 27/04/2026 by EL
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar refuzoi sot kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për të transmetuar live në media procesin ndaj tij.
Një kërkesë e ngjashme për seanca me dyer të hapura, në emër të transparencës publike, është bërë edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025.
Këtë vendim, analisti Ilir Yzeiri e kritikoi ashpër sot, duke e cilësuar si një shkelje të frymës së transparencës dhe ligjit, veçanërisht të nenit 339 të Kodit të Procedurës Penale.
I ftuar në Report TV, Yzeiri argumentoi se publiku shqiptar duhet të edukohet me respektimin e ligjit dhe gjyqet në GJKKO duhet të jenë live.
Ai sulmoi drejtpërdrejt kreun e SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar për arrogancë dhe ndërhyrje të panevojshme në proces. Ai përmendi edhe prokurorin Olsi Dado, duke i akuzuar të dy se po vendosin standarde të dyfishta në drejtësi
“Pavarësisht vullnetit dhe dëshirës që mund të ketë publiku dhe ata që janë ulur në bankën e të akuzuarve, shoqëria duhet të mësohet të edukohet me respektimin e ligjit. Marrim nenin 339 të Kodit të Procedurës Penale, që thotë se seancat gjyqësore duhet të jenë të njohura për publikun. Del Altin Dumani dhe mashtorn pa pikën e turpit, shfaqet si një arrogant i Republikës së Prokurorëve dhe dëshmon se bashkë me Olsi Dadon nuk duan t’ia dinë fare” tha ai
Analisti ngriti shqetësimin se proceset po zhvillohen pa transparencë, ndërsa shtoi se askush nuk mund të shpallet fajtor pa një vendim të formës së prerë nga gjykata. Në deklaratën e tij, Yzeiri shkoi më tej, duke krahasuar situatën me standarde që, sipas tij, nuk i përkasin një shteti europian, ndërsa kritikoi edhe heshtjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama për këtë çështje.
“Prokurori flet me nene dhe ligje. Dumani na bën opinionistin në rajon dhe botë. Ç’i duhet atij që ndërhyn? Bën një sqarim të paligjshëm dhe shfaqet si një mendjemadh, arrogant dhe i përkëdhelur. Nuk është e vertetë fare qe nuk ndodh në asnjë vend që seancat të jenë të hapura Në Turqi, Immaouglu nuk është futur në pranga e as në kafaz hekuri. Vetëm në Shqipëri, Altin Dumani me shokë, me Olsi Dadon, që po e marrin në qafë këtë vend dhe drejtësisë shqiptare, kanë shpikur rregulla që ia kalojnë edhe Gjykatës së Nurembergut. Çfarë dëshmitarësh do t’i zbulohen Dumanit? Nesti Angoni apo? Ky Altin Dumani me Olsi Dadon, i kanë mbushur mediat e tyre me telenovela ku kanë treguar të mbathura, kanë zbuluar jo vetëm dëshmitarë por gjithçka tjetër. Nuk mund të jemidakord kurrë që ndaj ish presidentit ne të tregohemi si një shtet i Angolës. Procesi nuk humbet asgjë nga transparenca. Kjo prokuroi dhe SPAK ka rënë në duart e Altin Dumanit dhe Ols Dado bënë spektakël duke ndaluar Metën në mes të rrugës e duke shkelur të gjitha standardet. Mban në paraburgim Veliajn duke u sjellë me të si në kohën e Arianit Çelës. Nën drejtimin e Brahos diçka ka ndryshuar, por edhe ai nuk arrin të adresojë shumë probleme. Altin Dumani dhe Ols Dado e kanë futur retorikën e mediave si provë. Unë Ilir Yzeiri, Mero Baze dhe disa gazetarë të tjerë gjendemi në dosjen e Veliajt si njerëz tek të cilët ai ka ndikuar dhe ne kemi bërë shkrime për të, pra shtypi dhe fjala e lirë përmenden si mjete presioni. Shumë shpejt do të dalim me deklaratë që edhe këta ambasadorë ta shohin se si është katandisur faza e hetimit dhe SPAK me Altin Dumanin dhe Ols Dadon. Askush nuk ka të drejtë të thotë që Ilir Meta është fajtor deri sa të shprehet Gjykata e Shkallës së Dytë. Ai që tani po trajtohet si një kryekriminel, mbyllur në kafaz hekuri. Çfarë shteti është ky? Unë që e kam kritikuar Ilir Metën e dua tani. Këto pamje, as në vendet kriminale nuk gjenden. Unë jam i shqetësuar se nuk arrij ta kuptoj se si Edi Rama po hesht tani. Del Ambasadori britanik dhe i ve nota qeverisë dhe me jep mend mua tani ndërsa parlamenti dhe qeveria heshtin” tha ai.
Sipas tij, mënyra si po trajtohen figura publike në këto procese, rrezikon besimin tek drejtësia dhe tek institucionet në vend./ET
