Anija turistike luksoze “Seven Seas Splendor” është ankoruar për herë të parë në portin e Durrësit, duke sjellë qindra vizitorë në qytetin bregdetar.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u shpreh se në bordin e anijes së kompanisë “Regent Seven Seas Cruises” ndodheshin rreth 650 turistë.
Gjatë qëndrimit në Durrës, turistët pritet të vizitojnë monumentet, zonat historike dhe pikat kulturore të qytetit.
Mbërritja e anijeve turistike të këtij niveli shihet si një zhvillim pozitiv për turizmin e kroçerave në Shqipëri dhe për promovimin e destinacioneve bregdetare të vendit./ad
