Shkrimtarja dhe poetja kanadeze Anne Carson është fituesja e Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026. Lajmi u bë i ditur nga sekretarja e përhershme e Akademisë Suedeze, Ingrid Carlberg, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Stokholm.
Carson, 76 vjeçe, është vlerësuar për veprën e saj letrare novatore, e cila ndërthur poezinë, prozën, esenë dhe letërsinë klasike. Akademia e përshkroi krijimtarinë e saj si një vepër “të guximshme”, që krijon forma të reja të shprehjes letrare.
Çmimi Nobel në Letërsi shoqërohet me 12 milionë korona suedeze, si dhe me një diplomë dhe medalje ari.
Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimit do të zhvillohet më 10 dhjetor në Konserthuset të Stokholmit, ku Anne Carson do ta marrë çmimin nga Mbreti i Suedisë, në ceremoninë tradicionale të Nobelit.
