Apeli i GJKKO ka liruar nga qelia ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel. Ish-kryeprokurori i Vlorës mbahej në paraburgim që prej qershorit 2024, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 4 vite burg për akuzat e “korrupsionit” dhe “ndikimit të paligjshëm” në dosjen e njohur si “Toyota Yaris”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 2 vite e 8 muaj burg.
Apeli i GJKKO bëri me dije se vendosi konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj Aurel Zarkës, urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të tij nga ambientet e paraburgimit në I.E.V.P. Durrës, nëse nuk mbahet për një shkak tjetër ligjor.
Sipas vendimit, ndaj këtij vendimi mund të bëhet rekurs brenda 45 ditëve nga njoftimi i arsyetuar i tij./kb
