Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi të hënën në mesditë, përmes një postimi të ri në platformën X, se Irani nuk dëshiron të dëmtojë qytetarët e thjeshtë amerikanë, të cilët, sipas tij, kanë votuar në mënyrë dërrmuese për t’i dhënë fund përfshirjes së vendit në luftëra të kushtueshme jashtë vendit.
“Përgjegjësia për rritjen e çmimeve të benzinës, për kreditë hipotekare më të shtrenjta dhe për kolapsin e skemave të pensioneve bie ekskluzivisht mbi Izraeli dhe bashkëpunëtorët e tij në Washington, D.C.”, shtoi ministri iranian.
Në një postim të mëparshëm, Araghchi ironizoi emërtimin që amerikanët i kanë dhënë operacionit (“Zemërim Epik”), duke e quajtur atë “Gabim Epik”, i cili sipas tij ka sjellë rritje të çmimeve të energjisë dhe të lëndëve të para.
“Nëntë ditë pas fillimit të operacionit ‘Gabim Epik’, çmimet e naftës janë dyfishuar, ndërsa të gjitha lëndët e para janë rritur ndjeshëm. Ne e dimë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po komplotojnë kundër objekteve tona të naftës dhe atyre bërthamore, me shpresën për të kufizuar goditjen e madhe inflacioniste. Irani është plotësisht i përgatitur. Edhe ne kemi shumë surpriza në rezervë”, shkroi ai./mxh
