Last Updated on 27/04/2026 by EL
Përveç Ilir Metës dhe Erion Veliajt, edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj kërkon nga Gjykata e Posaçme që seancat gjyqësore në të cilat është i pandehur, të transmetohen live edhe për publikun e gjerë.
“Të transmetohet live seanca. Publiku ta shohë procesin”, tha avokati i Ahmetajt te Dosja ‘Buka’, Henrik Ligori.
Ahmetaj po gjykohet në mungesë teksa Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve, që ai të mund të dëshmojë me audio ose video konferencë në lidhje me akuzën për shpërdorim detyre për privatizimin e ish fabrikës së Bukës. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 27 prill./et
