Last Updated on 29/07/2025 by adminfjala
Bashkorganizimi i Kampionatit Europian 2027 për 21-vjeçarët nga Shqipëria dhe Serbia vijon të përplasë Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe grupimin e Tifozave Kuq e Zi (TKZ) të kombëtares.
Last Updated on 29/07/2025 by adminfjala
Bashkorganizimi i Kampionatit Europian 2027 për 21-vjeçarët nga Shqipëria dhe Serbia vijon të përplasë Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe grupimin e Tifozave Kuq e Zi (TKZ) të kombëtares.
Së fundmi, Armand Duka, kreu i FSHF-së ishte në një vizitë në Luginën e Preshevës ku Federata organizoi një turne për fëmijët. Tifozat Kuq e Zi nuk e kanë lënë me kaq, teksa në këtë turne kanë protestuar në mënyrën e tyre.
Në një pankartë vendosur pranë fushës së lojës shkruhej: “Jo bashkë me shtetin që na mohon. Jo Euro 2027 me Serbinë”.
Përplasja e TKZ-së me FSHF-në erdhi fill pasi UEFA miratoi kërkesën e dy federatave që Euro 2027 të zhvillohej në Shqipëri dhe Serbi. Për këtë Tifozat Kuq e Zi kanë mbetur edhe jashtë stadiumeve për ndeshjet e Kombëtares, me FSHF që u ‘hakmorr’ për rebelimin e tyre./E.T
Fjala është e lirë. Liria është fuqi!
E-mail : info@fjala.al
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP
NUIS/NIPT : L92423005H
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.