Last Updated on 15/01/2026 by EL
Arratisjet nga burgjet shqiptare, të shpërndara përgjatë më shumë se tri dekadave, nuk mund të lexohen si dështime infrastrukturore apo si probleme të vetë institucioneve të vuajtjes së dënimit. Ato janë, në thelb, përballje mes mendjes kriminale dhe mekanizmave të sigurisë. Një betejë e vazhdueshme ku, herë pas here, inteligjenca, durimi dhe vendosmëria e të dënuarve kanë arritur të tejkalojnë aftësinë parandaluese të forcave policore.
Nëse analizohet kronologjia e këtyre ngjarjeve, vihet re një element i përsëritur: pothuajse çdo dy ose tre vjet, sistemi përballet me një arratisje apo tentativë të bujshme. Kjo nuk ndodh vetëm sepse burgjet nuk kryejnë funksionin e tyre si institucione izolimi, por sepse përballë tyre qëndrojnë individë që planifikojnë për një kohë të gjatë, shfrytëzojnë rutinën, parashikueshmërinë dhe çdo moment të favorshëm për t’u larguar.
Burgjet nuk mendojnë dhe nuk planifikojnë. Janë njerëzit që veprojnë brenda dhe jashtë tyre. Tunele nëntokësore, prerje hekurash, futje armësh, bashkëpunim nga jashtë, apo arratisje gjatë shoqërimeve në spitale dhe gjykata, janë produkte të një mendjeje kriminale aktive, e cila shpesh e vë në provë protokollin e shërbimit dhe kapacitetin njerëzor të sigurisë.
Arratisja e Altin Ndocajt nga Spitali i Durrësit më 13 janar 2025 e riktheu këtë realitet në vëmendje dhe rihapi një kronikë të njohur të ngjarjeve që kanë shënuar burgjet shqiptare ndër vite. Ndocaj, arriti t’u shpëtonte dy policave të burgjeve, ose se tek ata përcoi shumë besim, ose se diçka luhej në bashkëpunim. Le të ketë qenë cilado mundësi, Ndocaj arriti që ti shpëtonte sigurisë dhe të finalizonte qëllimin e tij me makinat që e prisnin pak metra jashtë spitalit. Sot nuk dihet arsyeja për se Ndocaj e mori këtë vendim: luftoi për veten e tij, apo dikujt i duhet. Për çdo pikëpyetje do të përgjigjet koha.
Po ndërvite, ka pasur tentativa dhe arratisje të bujshme në sistemin e burgjeve, të cilat janë shënuar në memorien e lajmve të kronikës së zezë.2025 – Arratisja nga spitali që rihapi kronikën
Më 13 janar 2025, Altin Ndocaj u arratis nga Spitali i Durrësit, një ngjarje që nuk lidhet me muret e burgut, por me dështimin e protokollit të shërbimit gjatë shoqërimit dhe ruajtjes. Pikërisht në këto situata jashtë ambienteve të izolimit maksimal, protokollet duhet të jenë më të forta dhe vigjilenca më e lartë. Rasti i Ndocajt tregoi se mjafton një hallkë e dobët në zbatim për t’i dhënë mundësi largimit një të dënuari, apo të paraburgosuti, siç ishte Ndocaj. Arratisja e tij ishte një projekt e detajuar më herët, pasi makinat që e prisnin, rrëzojnë arratisjen me idenë “last minute”.
2021 – Tentativë arratisjeje në “Jordan Misja”
Në vitin 2021, dy të dënuar tentuan të arratiseshin nga burgu “Jordan Misja” në Tiranë. Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë nga Ekuadori në vitin 2018, dhe Fatmir Pjetri, i njohur për grabitjet si pjesë e bandës së “Babagjyshëve”, kishin planifikuar largimin, por tentativa u zbulua dhe u neutralizua në kohë nga policët e shërbimit.
2020 – Tentativë në burgun e Tepelenës
Në prill 2020, në burgun e Tepelenës u regjistrua një tjetër tentativë arratisjeje, duke treguar edhe një herë përpjekjet e vazhdueshme të të dënuarve për të sfiduar masat e sigurisë. Eduard Çakaj tek po trasnportohej nga gjykata për në autoburgun i ka shpëtuar nga duart polivëve, të cilët e kanë neutralizuar brenda pak minutash.
2018– Arratisje nga Gjykata e Vlorës
Në vitin 2018, 29- vjeçari Mikel Kasa është arratisur nga salla e gjyqit, pasi është njihur me vendimin për të vuajtur 3 vite e 4 muaj burg. Kasa ka përshkruar i vetëm në gjithë godinën e gjykatës dhe ka mundur tia dalë të arratiset. Në maj të vitit 2019 Mikel Kasa u arrestua në Athinë si pjesëtar i një grupi që akuzohet për grabitje të armatosura në pika karburanti dhe banesa.
2015 – Arratisje nga burgu i Vaqarrit
Më 5 janar 2015, rreth orës 12:47, i dënuar Ismail Sinani, i dënuar me 24 vite burg tentoi të arratisej nga burgu i Vaqarrit, duke kapërcyer murin rrethues të burgut. Sapo ai është pikasur nga rojet e burgut është mundur të kapet 3 km larg vendit të vuajtjes së dënimit. Sinani kishte pësuar dëmtime në këmbë gjatë hedhjes nga muri rrethues i burgut, çka mund të ketë ngadalësuar edhe lëvizjen e tij.
2013 – Arratisja spektakolare e Admir Tafilit nga Drenova
Më 23 nëntor 2013, një nga arratisjet më të bujshme në historinë e burgjeve shqiptare tronditi vendin. Të dënuarit Admir Tafili, Fran Pal Marashi, Gëzim Gjergj Guri, Gëzim Ndue Toma, Reiz Namik Haxhiraj, Eduard Kujtim Lula dhe Artur Demir Gora nën kërcënimin e armëve çarmatosën gardianët, qëlluan me breshëri kallashnikovi për mos afrimin e rojeve dhe më pas ikën nga burgu i Drenovës. Tre të arratisurit, Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gezim Guri, u arrestuan në një magazinë në periferi të Prrenjasit. I dënuari Artur Gora u arrestua pak orë pas arratisjes në Korçë, teksa udhëtonte me një taksi drejt fshatit Pojan, ku banon familja e tij. Gora deklaroi se nuk kishte qenë pjesë e planit të arratisjes, por kishte përfituar për të dalë nga burgu për të vizituar nënën e tij të sëmurë. Tre të arratisurit e tjerë Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj dhe Eduard Lula u kapën nga policia greke në kufirin shqiptaro¬grek pak ditë pas arratisjes.
TETOR 2010- Arratiset nga shtëpia Admir Tafili
Admir Tafili merr leje nga burgu i Shënkollit se kishte nënën e sëmure, por pertej saj, ai kishte nje hak për të marrë dhe në qeli nuk e merrte dot. I duhej të hakmerrej për vrasjen e të atit nga policia e për pasojë arrin të “presë në besë” togën e shoërimit. Largohet nga dritarja e shtepisë, nga pas, për të mos u kapur derisa tronditi gjithe vendin me aktin e tij. Pas 5 muajsh arrati, ai vrau dy vëllezërit e ish- shefit të krimeve, të akuzuar prej tij si vrasësi i te atit dhe më pas u largua nga Shkodra drejt Tiranës për t’u vetëdorëzuar në duart e Forcave Speciale. Admir Tafili provoi të arratisej serish me 23 nëntor 2013 nga burgu i Drenovës, bashkë me një grup personash, por nuk ia arriti dot.
2010 – Atletet që mbetën në dorën e rojës
Më 2 dhjetor 2010, 20-vjeçari Ajet Markaj u arratis nga burgu “Jordan Misja” gjatë kohës së ajrimit. Ndërsa të dënuarit e tjerë luanin futboll, ai kapërceu murin rrethues. Një nga rojet arriti ta kapte nga këmbët, por në dorë i mbetën vetëm atletet. Markaj u arrestua në vitin 2014 dhe sot vuan një dënim prej 15 vitesh burg.
2008 – Arratisje nga burgu i Burrelit
Më 5 prill 2008, dy të dënuar me burgim të përjetshëm, Fran Marashi dhe Prenk Lleshi, prenë zgaren e dritares së magazinës së ushqimeve dhe u hodhën në brezin e butë të rrethuar me tela. Ata u larguan nga burgu, por u kapën rreth 3 kilometra më larg, pranë urës së Matit.
2005 – Tuneli i fshehtë në qendër të Tiranës
Më 4 shkurt 2005, në burgun 302 në Tiranë, u zbulua një nga planet më të sofistikuara të arratisjes. Persona të lidhur me Gazmend Brakën, i njohur si “Gaxhai”, kishin marrë me qira një dyqan lulesh pranë burgut dhe po hapnin një tunel nëntokësor. Tentativa u zbulua rastësisht, kur një pjesë e dyshemesë së burgut u shemb.
2002 – Armë dhe eksploziv në qelitë e Tepelenës
Më 17 prill 2002, në burgun e Tepelenës, në qelitë e disa të dënuarve, mes tyre Gazmend Braka dhe Arjan Toska, u zbuluan armë zjarri, municion dhe kallëpe dinamiti të fshehura nën dysheme, duke parandaluar një arratisje me pasoja të rënda.
1995 – Arratisja masive nga “Jordan Misja”
Në janar 1995, 20 të burgosur u arratisën njëkohësisht nga burgu “Jordan Misja”, në një nga episodet më të rënda të viteve të para të tranzicionit./FJALA.AL
